05-08-2025

Qendrore

Shqipëria mbyll Konsullatën e Nderit në Gjilan shkaku i qirasë së lartë

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkak të shtrenjtimit të qirasë ka mbyllur Konsullatën e Nderit në Gjilan, të hapur në qershor të vitit të kaluar. Këtë e ka konfirmuar edhe Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit. Konsullata deri tashti ka qëndruar në afërsi të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Gjilan, shkruan sot Koha […]

MASHT: Nuk jemi tërhequr nga qëndrimi për zëvendësimin e orëve

MASHT përmes një reagimi për media ka sqaruar se ‘në asnjë rast nuk është deklaruar dhe as marrë vendim për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve’. “MASHT, konfirmon edhe njëherë se jemi të gatshëm të rishikojmë dhe analizojmë të gjitha mundësitë për të gjetur një formulë të re të zëvendësimit të orëve të humbura […]

Lirohet në arrest shtëpiak shoferi i kamionit që mbyti aksidentalisht Qerim Çoçajn

Mustafë Avdija nga Peja, që po voziste kamionin e kompanisë “VEV Group”, më 7 mars kur ndodhi aksidenti tragjik që la një person të vdekur e shumë të tjerë të lënduar, i është ndryshuar masa e arrestit nga paraburgimi në arrest shtëpiak, raporton Gazeta Express. Rastin e kanë konfirmuar për Expressin në Prokurorinë e Gjilanit […]

Zgjedhjet nacionale, pas zgjedhjeve të brendshme partiake

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme, Qeveria aktuale e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të funksionojë ndonëse koalicioni qeverisës nuk i ka as 61 numra në Kuvend. Pavarësisht zotimeve për t’i dhënë fund Qeverisë opozita e pranon që nuk i ka numrat e nevojshëm për ta bërë një hap të tillë […]

Për inat të shtetit vrau vogëlushin kosovar, detaje të reja nga ngjarja në Zvicër

Gruaja që më 21 mars në  Bazel vrau me thikë vogëlushin 7 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka mbrapa saj një histori të gjatë të raporteve të tensionuara me shtetin. Dhe, me vrasjen mizore të fëmijës së pafajshëm ajo duket se ka dashur të tërheqë vëmendjen e publikut (dhe të shtetit). Televizioni Telebasel ka publikuar […]

Nuk pranohet në UP, pranohet në Universitetin e Gjenevës

Edhe me nota të mira dhe përvojën e duhur, Islam Borinca nuk është pranuar në Universitetin e Prishtinës, derisa për fat të mirë është pranuar në atë të Gjenevës Islam Borinca gjatë studimeve ishte studenti më i mirë në gjeneratën e tij 2013/2014, ai studioi Psikologji shkollore dhe këshillim, studimet i përfundoi me mesataren 9.9, […]

“Cimeret e mia, sa herë mbeteshin pa para, dilnin e kërkonin para për kinse të sëmurët”

Është shpeshtuar dukuria e kërkimit të parave nga qytetarët me pretendim se po kërkohen për persona të sëmurë. Gjatë një hulumtimi të “Radio Kosovës”, është hasur në individë të ndryshëm të cilët në emër të kërkim lëmoshës për persona me sëmundje të rënda, kërkojnë para, qoftë nëpër rrugë apo edhe banesa të qytetarëve. Një rast […]

SBASHK-u bën pazar me orët e humbura, kushtëzon kompensimin

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) e ka vënë një kusht për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës 15- ditëshe në arsim. Kushti është që deputetët të mbledhin nënshkrimet e duhura për ta ndryshuar Ligjin për paga dhe ta barazojnë koeficientin e mësimdhënësve me koeficientin e arsimtarëve, shkruan sot […]

Kryetari Haskuka ka do “gjynahe” në Prizren

Ardhjen si kryetar komune të doktorit të psikologjisë, profesorit e deputetit, Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje!, qytetarët e Prizrenit e kanë pritur me interesim, si një alternativë për ndryshimin e premtuar të diskursit nga qeverisja paraprake. Shumica e prizrenasve u besuan premtimeve të tij, por faktet nga puna e deritashme tregojnë ndryshe, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Haskuka […]

Masa të ashpra për mantel-bardhët që marrin ryshfet

Pas informacionit të QKUK-së se ka larguar përkohësisht nga puna F.C. për shkak se u kap në flagrancë për marrje ryshfeti, ka reaguar ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli. Ai përmes një statusi në Facebook paralajmëron personelin shëndetësor që secili që zihet duke marrë ryshfet, do të ballafaqohen me ligjin, pasi që në asnjë formë nuk […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.