04-08-2025

Qendrore

Konkursi për Kompleksin Memorial kushtuar komandant Drinit do të përsëritet

Komuna e Prizrenit së shpejti planifikon ta rishpall konkursin e projektimit për Kompleksin Memorial kushtuar veprimtarisë së Ekrem Rexhës-komandant Drinit.  Kjo për shkak se ofertuesit e paraqitur në konkursin e parë nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara, shkruan sot  “GazetaePrizrenit.net”. Ekrem Rexha, ish-komandant  i  Zonës Operative të Pashtrikut u vra në rrethana misterioze para […]

Emri i Skënderbeut (s) ishte i shkruar në armën e terroristit në Zelandën e Re

Pas një sulmi terrorist në dy xhami në Zelandën e Re, mbetën të vdekur 49 persona. Sulmin në këto dy xhami, e ka filmuar vetë personi që e kreu atë, dhe të njëjtën e postoi në rrjetet sociale.   Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte arma me të cilën u krye sulmi, e […]

Pesë vjet burg personit që pranoi se ka ndihmuar grabitësin në Istog, ku u vra polici Demaj

Gjykata Themelore në Pejë, të premten, e ka dënuar me pesë vjet burg, të akuzuarin Ujkan Metaj, i cili e kishte pranuar fajësinë se e kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë e kësaj, ishte vrarë polici Izet Demaj. Gjatë kësaj grabitje, gjatë shkëmbimit […]

Ambasada e Kosovës ofron numrat emergjentë pas sulmit në Zelandë të Re

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Zelandën e Re se ka vënë në dispozicion numrat emergjentë për çdo shtetas që mund të ketë nevojë për asistencë konsullore me rastin e sulmit me armë në Christchurch të Zelandës së Re. Ambasada e Republikës së Kosovës sugjeron […]

Jasharaj insiston se s’do të ketë kompensim të orëve

Ka filluar mbledhja e Komisionit për Arsim ku pritet të diskutohet rreth orëve të humbura gjatë grevës së fundit në arsim. Të pranishëm janë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe përfaqësues të SBASHK-ut. Kryetari i Komisionit, Ismajl Kurteshi, ka kërkuar përgjegjësi rreth kësaj situate, duke shtuar se më së shumti po dëmtohen nxënësit, raporton Koha […]

FSK rekruton edhe kadetë shqiptarë që jetojnë jashtë Kosovës

Kandidatët për kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në fazën e parë të testimit. Këtë e ka bërë të ditur komandanti i FSK-së, Rrahman Rama për lajmi.net. Ai është shprehur se pritet që në fillim të javës së ardhshme të përfundoj faza e parë e testimeve që përfshin testin e inteligjencës dhe testin […]

Haxhi Avdyli ironizon me nismën e Kadaj-Bujupit për shtesat e fëmijëve, e lidh me punësimet në Telekom

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka ironizuar me nismën që kishte iniciuar në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi në lidhje me shtesat për fëmijë. Kadaj-Bujupi kishte deklaruar se shtesat për fëmijë, do të bëhen gjatë këtij viti por kjo ende s’ka ndodhur. E Avdyli, këto “shtesa” i ka ndërlidhur me punësimet në […]

Ish-eprori i UÇK-së i shtrirë në spitalin e Sllovenisë, refuzon ndihmesën nga Qeveria!

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Maloku është shtrirë në spital në Slloveni. Lidhur me sëmundjen e Malokut, Qeveria e Republikës kishte planifikuar ta ndaj një shumë për shërimin e tij. Mirëpo, Maloku, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, refuzoi që t’i jepen para nga buxheti i shtetit. Arsyetimi i ushtarakut ka qenë se “parat janë të […]

Avokatët mbrojtës kundërshtojnë propozimin për pezullimin e pagesave për “veteranët e rrejshëm”

Avokatët mbrojtës të akuzuarve po kundërshtojnë propozimin që të pezullohet pagesa për veteranët që Prokuroria Speciale i cilëson se kanë fituar këtë status jashtëligjshëm, raporton Koha Ditore. Në një elaborim të gjatë para gjykatës avokati Ramë Gashi, që në këtë rast e përfaqëson të akuzuarin Agim Çeku, ka paraqitur kundërshtimin e tij. Sipas tij kjo […]

Ndonëse festë zyrtare në Prizren, “Dita e Verës” pa ndonjë aktivitet

14 marsi, që njihet si “Dita e Verës” shënohet edhe në rajonin e Prizrenit.  Për dallim nga ditët e mëparshme, madje edhe ato të mesit e fundit të muajit shkurt, kur moti ishte si në pranverë, me temperatura deri në 18 gradë Celsius, sot Dita e Verës ngjan si ditë dimri, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Instituti Hidrometeorologjik […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.