15-05-2025

Sport

Bashkimi shkëput kontratën me Kranjoviqin

Bashkimi ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me trajnerin Krunoslav Kranjoviq. Vetë Krajnoviq ka bërë të ditur lajmin për Kohën Ditore. Ai ka falënderuar klubin dhe i ka uruar suksese në të ardhmen. “Kemi arritur marrëveshje për shkëputje të kontratës. Faleminderit klubit dhe i uroj suksese në të ardhmen. Uroj edhe Prishtinën për plasmanin […]

Bashkimi, ekipi me dy trajnerë

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, në fillim të javës së shkuar prezantoi trajnerin e ri, kroatin Jeronimo Sharin. Por këtë emërim Bashkimi e bëri pa e shkëputur kontratën me trajnerin paraprak, kroatin tjetër Krunoslav Krajnoviq. Kështu që, prej javës së shkuar Bashkimi zyrtarisht është me dy trajnerë: një në palestër dhe një jashtë saj, […]

Barcelona-Real Madridi baras, vendos ndeshja e kthimit

Barcelona dhe Real Madrid kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey. Madrilenët kaluan të parët në epërsi me golin e Lucas në minutën e gjashtë të ndeshjes. Rezultatin e barazoi Malcom në minutën e 57-të të ndeshjes pas një tollovie në zonën madrilene. Ndeshja e kthimit në Santiago […]

Bashkimi shkon i dorëzuar në Gjevgjeli

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, ka udhëtuar pa lojtarët kryesorë në Gjevgjeli për të luajtur ndeshjen kundër Kozhuvit, që zhvillohet të martën (sot, 17:30). Në këtë përballje Bashkimi do të jetë pa tre lojtarët kryesorë – amerikanët Jordan Capps e Michael Martin, dhe përforcimin e fundit, Drilon Hajrizi, shkruan Koha Ditore. Trajneri Jeronimo Sharin […]

Liverpooli gabon sërish, ‘nxehet’ lufta për titull në Premierligë

Liverpooli ka gabuar sërish në Premierligë dhe tani ka vetëm tri pikë më shumë se Manchester City. Me këtë barazim, diferenca mes Liverpool dhe Manchester City ngushtohet në vetëm tri pikë, me “The Reds” si liderët e ligës. Liverpooli ka dështuar që të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te West Ham Unitedi […]

Ndodh edhe kjo: Lirisë i del përforcimi këngëtar!

Martins Aristegui Maickol Pio u prezantua si një përforcim i madh nga Liria. Por, interneti më shumë e paraqet uruguaianin si këngëtar sesa si futbollist. Liria bëri “boom” në afatin kalimtar të janarit duke i sjell në Prizren gjashtë futbollistë të huaj si përforcime për sezonin pranveror i cili do të fillojë pas pak javësh. […]

Ponte Prizreni fiton derbin ndaj Bashkimit

Ponte Prizreni ka shënuar fitore në derbin lokal ndaj Bashkimit në kuadër të xhiros së XVII në Superligën e Kosovës në basketboll. Në “Sezai Surroi” Ponte Prizreni shënoi fitore me rezultat prej 75:83 (17:23, 19:20, 14:15, 25:25), transmeton Koha.net. Më efikasi te Ponte Prizreni ishte Elliot Cole me 23 pikë, 3 kërcime dhe 6 asistime. […]

Mesfushori italian përplaset rëndë në tokë dhe humb ndjenjat (VIDEO)

Italia pushtohet nga frika dhe ankthi. Gjatë ndeshjes së Serisë B në mbrëmjen e sotme, mes Leçes dhe Askolit, është mesfushori, Manuel Skavone, i cili pas një përplasje me kundërshtarin Bereta, bie në tokë, vetëm pas disa sekondave që ndeshja kishte nisur. Goditja ishte aq e fortë, sa që humb menjëherë ndjenjat. Lojtarët e tjerë […]

Ky është orari i garave të stinorit pranveror

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë e ka përpiluar kalendarin e garave për stinorin pranveror. Ky stinor do të nisë me ndeshjet çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës që zhvillohen më 9 e 10 shkurt, derisa garat në IPKO Superligë do të rinisin më 16 shkurt me ndeshjet e javës së […]

Drilon Hajrizi kalon te “Bashkimi”

Basketbollisti i njohur Drilon Hajrizi, prej sot do të jetë pjesë e ekipit të basketbollit “Bashkimi” të Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Këtë e ka njoftuar klubi, duke njoftuar se basketbollisti i njohur kosovar tashmë zyrtarisht ka nënshkruar me klubin prizrenas 28-vjeçari  Hajrizi edicionin e shkuar ka luajtur në Japoni, por kishte pësuar lëndim dhe pastaj ka […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.