22-10-2025

Prizren

Arrestohet në Prizren një i kërkuar dhe dënuar për nark*otikë

Prizren: Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër-arrest aktiv, i dënuar me burgim efektiv për vepra penale që lidhen me narkotikë, përcjell Gazeta e Prizrenit. Në kuadër të Planit Operativ “Urdhëresat 2025”, njësitet policore nga Stacioni Policor në Prizren, përmes veprimeve operative dhe taktike, kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin T.F., […]

Prizren: Reagon pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare, drejtori i Urbanizmit

Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit. Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Pranverim Berisha, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ku sipas kësaj akatakuze, ai së bashku me bashkëpunëtoren e tij E. Th., lejuan rrënimin e e objektit të trashëgimisë kulturore “Saraji […]

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj dy personave në Drejtorinë e Urbanizmit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicialet P.B., dhe E.Th., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, përcjell “Gazeta e Prizrenit”. “Sipas aktakuzës, në periudhën kohore prej […]

Prof. Dr. Kubati – Kolosi i mjekësisë e veprimtari nga Prizreni që la gjurmë në oftalmologji

Prizreni ka pasur privilegjin të jetë djepi i një prej figurave më të shquara të mjekësisë shqiptare, që la gjurmë të thella jo vetëm në oftalmologji, por në gjithë sistemin shëndetësor dhe arsimor të Kosovës. Prof. Dr. Sci. Orhan Ilijaz Kubati është shembulli i përkushtimit, dijes dhe vizionit që e tejkalon kohën dhe rrethanat, shkruan […]

Prizreni kampion i ankesave në tenderë – lë prapa edhe KEK-un

Në garën e komunave për të qenë të parat, disa matën me projekte, disa me investim, e disa të tjera me numrin e ankesave në tendera. Prizreni, nën drejtimin e Shaqir Totajt të PDK-së, ka zgjedhur këtë pistë të fundit, dhe po e fiton bindshëm. Në OSHP, emri i qytetit historik po përmendet më shpesh […]

Komuna e Prizrenit hap tender afro 10 mijë euro për bileta aeroplani

Komuna e Prizrenit ka hapur një tender me vlerë afërsisht 10 mijë euro. Këto para pritet të shpenzohen për bileta aeroplani. “Shërbime e transportit ajror për nevojat e Komunës së Prizrenit“, titullohet tenderi që komuna ka parashikuar në vlerë prej 9 mijë e 800 euro, shkruan Insajderi.     Sipas dokumentit të publikuar në e-prokurim, tenderi […]

Editorial: A e injoroi Shaqir Totaj – Hasin, asnjë kandidat në top-10 të listës së PDK-së

Pas prezantimit të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prizrenit, në listën e PDK-së, publikuar nga kryetari Shaqir Totaj ( PDK ), bie në sy mospërfshirja e asnjë kandidati nga rajoni i Hasit në top 10-shen e parë – pjesë e listës që tradicionalisht konsiderohet si më e votuara dhe me më shumë gjasa për të […]

Prizren: Prej sot nisin reduktimet e ujit në disa lagje të qytetit

Për shkak të rritjes së konsiderueshme të konsumit të ujit, temperaturave të larta dhe rënies së nivelit të burimeve ujore, KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren njofton se do të zbatojë reduktime të pjesshme në furnizimin me ujë të pijshëm. Ky veprim ndërmerret me qëllim të sigurimit të një furnizimi sa më të drejtë dhe […]

Policia ndëshkon “modën” e zhurmuesve në Prizren, gjobat deri në 500 euro

Këtë jave, Njësitet Policore Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren kanë identifikuar disa automjete të modifikuara, të pajisura me zhurmues që shkaktonin tejkalim të nivelit të lejuar të zhurmës. Referuar njoftimit të Policisë së Kosovës, automjetet fillimisht janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm. Pas verifikimeve, për ato automjete ku u konstatua se zhurma tejkalonte […]

Komandant “Petriti”, 27 vjet më pas – Emri që mbetet gjallë në kujtesën e lirisë

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e Remzi Ademajt – komandant ‘Petriti’, i cili dha jetën në një përballje të afërt me forcat serbe në Nashec të Prizrenit. Kjo ngjarje, që shënoi një nga momentet më të lavdishme të rezistencës sonë çlirimtare, u rikujtua edhe nga Gazeta e Prizrenit në një shkrim të botuar […]