22-10-2025

Prizren

Dr. Afrim Avdaj tërhiqet nga gara për dejtor të Spitalit Rajonal

Doktori e ish- drejtori i meparshëm, Afrim Avdaj, ka njoftuar se nuk do të garojë më për pozitën e drejtorit të Spitalit Rajonal të Prizrenit. Arsyeja e tërheqjes së tij nga gara, sipas Avdajt, ka të bëjë me “pazaret” në konkursin për këtë pozitë, raporton Gazeta e Prizrenit. Dr. Avdaj përmes një postimi në facebok, […]

Prizren: Dy këmbësore goditen nga vetura, arrestohet shoferi

Në Prizren dy këmbësore janë goditur nga një veturë, pasditën e djeshme, në rrugën “Ismail Kryeziu”. Siç njofton policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin është arrestuar drejtuesi i veturës. “Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.  

“10.7 miliardë euro në gjashtë muaj” – Rritje reale apo efekt i inflacionit?”

Shkruan: Besim Dida / Prizren Qarkullimi i bizneseve në Kosovë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ka arritur në 10.7 miliardë euro, që është 10.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas ministrit Hekuran Murati. Ministri pretendon se kjo është një shenjë e rritjes ekonomike, ndërsa opozita thotë se […]

Prizren: Aksion i IPK-së dhe Prokurorisë – arrestohen katër persona, mes tyre edhe një zyrtar i lartë policor

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka realizuar sot një aksion të koordinuar që ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar. Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor, i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit […]

Kryetari Totaj pëlqen ditët e shkollave, por mungon në festivalin “Dokufest”

Në hapjen madhështore të edicionit të 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “DokuFest” në Prizren, ra në sy mungesa e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj – ndonëse festivali zhvillohet pikërisht në qytetin që ai drejton, shkruan Gazeta e Prizrenit. Në ceremoni mori pjesë kryeministri Albin Kurti, i cili vlerësoi festivalin si motor të zhvillimit kulturor, […]

Në Vërmicë tenton t’i japë ryshfet policisë dhe doganës – arrestohet shtetasi shqiptar

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet një zyrtari policor dhe një doganieri. Gjatë kontrollit të dokumenteve, i dyshuari u përpoq t’i ofronte një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe 10 euro një doganieri. Me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj […]

Prizren / Hapet edicioni i  DokuFest-it – Kurti: Mbështetja më e lartë institucionale ndonjëherë

Në një atmosferë magjike pranë Kalasë së Prizrenit, në shoqërinë e qindra artdashësve, është hapur zyrtarisht edicioni i 24-të i festivalit “DokuFest”, raporton Gazeta e Prizrenit. Festivali do të sjellë mbi 100 filma nga rreth 50 vende, të ndarë në 7 kategori garuese, të cilët do të shfaqen në 8 kinema të qytetit për 9 […]

Zyrtare: Katër kandidatë në listën e ngushtë për drejtor të Spitalit të Prizrenit

Ashtu siç kishte raportuar më herët Gazeta e Prizrenit, tashmë është konfirmuar zyrtarisht se katër kandidatë janë klasifikuar në listën e ngushtë për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Në këtë garë për pozitën udhëheqëse të institucionit spitalor janë përzgjedhur : Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj – […]

Ndahet nga jeta tekniku i farmacisë në Spitalin e Prizrenit, Ersan Çipa

Spitali i Prizrenit, përmes faqes së tij zyrtare, ka njoftuar se ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare, tekniku i farmacisë pranë këtij institucioni shëndetësor, Ersan Çipa. “Me dhimbje të thellë njoftojmë se në orët e vona të ditës së premte, më 01.08.2025, në moshën 55-vjeçare, është ndarë nga jeta Ersan Çipa, teknik i farmacisë. Ersani […]

Osman Hajdari largohet nga drejtimi i QKUK-së – kandidon për drejtor të Spitalit të Prizrenit

Ka ndodhur një ndryshim në udhëheqjen e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Osman Hajdari është liruar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni shëndetësor, ndërsa në vend të tij është emëruar Mentor Zejnullahu, i cili deri tani ka ushtruar funksionin e drejtorit të administratës në Shërbimet e Përbashkëta Administrative të […]