09-06-2025

Prizren

A dështoi Totaj në menaxhimin e buxhetit, 10 milion euro suficit në vitin e 2022

Sipas disa kuvendarëve lokal, Komuna e Prizrenit gjatë vitit 2022 nuk ka arritur që t’i shpenzojë afër 10 milionë euro nga granti qeveritar, mjete këto që janë kthyer në thesarin e Qeverisë. Ndonëse nuk është paraqitur raporti përfundimtar rreth shpenzimit të buxhetit komunal, sipas kuvendares së VV-së në Prizren, Dafina Alishani, vlera e tepricës për […]

Prizren: Prokuroria tërhiqet nga akuza për zyrtarin e Infrakos, kërkon dënimin e 6 të akuzuarve të tjerë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, në fjalën përfundimtare, prokurori Genc Nixha ka thënë se tërhiqet nga akuza për të akuzuarin Naim Avdyli, bashkëpunëtor profesional i “Infrakos”-it në Prizren, kurse ka kërkuar dënimin e të akuzuarve Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu, Visar Islamaj, Bujar Nerjovaj, Bashkim Krasniqi dhe Agron Thaçi. Ndërsa, mbrojtësit e të akuzuarve […]

Prizren: Dënohet me 15 vjet burgim i akuzuari se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, që vdiq në QKUK

Në rigjykim, Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Ilir Haxhiaj, duke e dënuar me 15 vjet burgim efektiv për akuzën se ushtroi dhunë në ditën kur i vdiq bashkëshortja. Haxhiaj akuzohej se pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me bashkëshorten e tij H.D, teksa kishte qenë duke vozitur, kishte ndalur […]

Tërmet i raportuar në Shqipëri, ndjehet edhe në Prizren

Tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë. Lëkundjet janë ndjerë në pjesë të ndryshme të vendit. Lëkundjet janë ndjerë disa sekonda edhe në Prizren, në orën 22:38 min. / Gazeta e Prizrenit.

Prizren: Pretendimet për pronën në “Shadërvan”, paditësi i drejtohet Kushtetueses lidhur me shkeljet e Gjykatës Supreme

Përfaqësuesi i të paditurit Fatos Kakeli, avokati Yll Zekaj, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese për kontrollin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme për përsëritje të procedurës kontestimore, me të cilin u konfirmua qëndrimi i gjykatave të instancave më të ulëta për të refuzuar kërkesën e parashtruesit për përsëritje të procedurës kontestimore. Në Gjykatën […]

Prizren: Konfiskohet një pushkë, tri thika dhe një automjet

Policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie, tri thika dhe një automjet mëngjesin e sotëm në Prizren. Me datë 15 Janar 2023, rreth orës 08:00, Sektori i hetimeve i Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të planit operativë për parandalimin e gjuetisë së paligjshme, gjatë patrullimit në fshatin Korishë kanë has në një person të dyshuar me […]

Aksident në afërsi të Nashecit

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa çastesh në afërsi të fshatit Nashec të Prizrenit. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë dërguar foto në adresë të portalit Gazeta e Prizrenit. Pos dëmeve materiale nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ende nuk është deklaruar për rastin.  

Borxhi shkak i rrahjes në Gjonaj të Hasit

Një person është sulmuar dhe ka marrë lëndime trupore në fshatin Gjonaj të Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit Sipas policisë, shkak për këtë ka qenë një mosmarrëveshje rreth një borxhi. Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth rastit. Raporti i plotë nga PK: Fsh. Gjonaj, Prizren 13.01.2023 – 20:30. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar […]

Shpërthimi në Zhur, i akuzuari thotë se e pranoi fajësinë pasi policët e kishin rrahur dhe detyruar

I akuzuari  Iran Badalli ka thënë se kishte pranuar fajësinë për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e tij, bashkë me Arben Gashin, pasi është maltretuar dhe rrahur nga Policia. Këtë deklarim Badalli e ka bërë të premten në Gjykatën Themelore në Prizren në gjykimin ku po akuzohet se bashkë me Arben Gashin dhe Valbon Çollakun […]

Një çiklist goditet nga vetura, dërgohet në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren, një çiklist është goditur nga një veturë, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, Raporti nga PK: Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 11.01.2023 – 08:10. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke ngarë veturën e tij nga pakujdesia godet […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.