11-11-2025

Prizren

Prizren: Atmosferë feste për Bajramin e Kurbanit

Besimtarët e fesë islame si në mbarë botën ashtu edhe në rajonin e Prizrenit po festojnë Bajramin e Kurbanit, i cili tek shqiptarët njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël, raporton Gazeta e Prizrenit. Manifestimet përkatëse janë mbajtur në xhamit dhe në teqe me lutje për mirësi, harmoni e respekt Me rastin e festës së […]

Prizren: Në “Shatërvan” grabitet një shtetas i huaj

Sot në afërsi të sheshit “Shadervan” në qytetin e Prizrenit, ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e thikës, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se viktima ka qenë shtetas japonez me vend qëndrim të përkohshëm në Prizren. Gazeta Sinjali ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, lidhur me rastin por të […]

Prizren: 250 fëmijë të porsalindur në qershor

Gjatë muajit qershor në Spitalin e Prizrenit janë lindur 250 fëmijë, raporton Gazeta e Prizrenit. Mbështetur në raportin e Maternitetit, del se numri total i lindjeve ishte 248 sosh, ndërsa dy sosh ishin lindje Gemellare (binjake) Meshkuj 125 Femra 125

Prizren: Përfundoi në polici, kush është i riu që rrahu keq ish-dhëndrin dhe motrën e tij

Një rrahje ka ndodhur sot në Prizren. Motër e vëlla janë dërguar në spital si pasojë e lëndimeve të marra nga një sulm fizik që dyshohet se iu bë nga vëllai i ish-bashkëshortes së 37-vjeçarit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar. Burimet […]

Prizren: Hajnat bëjnë “kërdi” në një sallon dasmash, thyejnë xhamat e veturave e marrin gjësende (foto)

Deri sa atmosfera arrinte kulmin e saj në njërën nga sallat e dasmave në Prizren, hajnat thyejnë 6 vetura dhe nga aty marrin pajisje dhe gjësende me vlerë. Në mesnatë, disa dasmorë të ftuar në një aheng familjar, janë detyruar të thërrasin Policinë për shkak se veturave të tyre iu ishin thyer xhamat dhe ishin […]

Prizren: Aksident në rrugën e tranzitit

Një aksident në trafik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e tranzitit në komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se atje ende nuk kanë dalë njësitë relevante. Ndërkohë një automjet civil shihet teksa bën përpjekje të tërheq veturën e aksidentuar, […]

Aksident në Prizren, arabi godet me veturë tri këmbësore

Një vozitës, shtetas i Arabisë Saudite, ka goditur dje tri vajza, këmbësore, me veturën e tij. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, diku rreth orës 10:30. Policia njofton se shkak i aksidentit ka qenë pakujdësia, teksa viktimat kanë pësuar lëndime trupore. “Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, […]

Kritika rreth gjendjes në arsimin e Prizrenit

Mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, në të cilën ndër tjera kuvendarët diskutuan edhe për gjendjen në arsim, nxori në pah situatën e rënduar, por siç u tha edhe shkelje gjatë përzgjedhjes së disa drejtorëve të shkollave. Përqendrimi tek dështimi në start i konkursit, bëri që të anashkalohet edhe çështja e honorarëve […]

Në Has një 23-vjeçar lëndohet rëndë, bie nga kulmi i shtëpisë që po ndërtohet

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë është raportuar dje rreth orës 17:00 në fshatin Mazrek të Hasit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren bëjnë të ditur se punëtori ndodhet në gjendje të rëndë […]

Prizren: Shpallet vendimi në gjykimin e komandantit të nënstacionit policor në Zhur, i akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Ziber Susurit, i duke e dënuar me 7 muaj burgim me kusht lidhur me akuzën për falsifikim të dokumentit zyrtar. Shpallja e aktgjykimit u bë të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Skender Çoçaj, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas aktgjykimit, i akuzuari Susuri është dënuar […]