29-10-2025

Prizren

Incidenti në Prizren: 18-vjeçari theri me thikë 44-vjeçarin, arrestohen dy të dyshuar

Në një incident që ndodhi sot në fshatin Poslisht të Prizrenit, një person i moshës madhore është therur me thikë, raporton Gazeta e Prizrenit. Sulmuesi ishte një person rreth 18-vjeçar. Zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi për Gazetën e Prizrenit se viktima e këtij incidenti R. Sh. , lindur me 1980 nga […]

Shaqir Totaj po dëshmon se nuk ka “haber” për veprimtarët kombëtarë

Veprimtari kombëtar nga Prizreni, Faredin Tafallari ndërroi jetë para një jave, por Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, vetëm pak më parë e publikoi një shkrim të shkurtër për të në “Facebook”, kur tashmë janë postuar disa shkrime nga bashkëveprimtarët e të ndjerit, shkruan Gazeta e Prizrenit. Totaj edhe kësaj radhe është ndër të fundit, që […]

Vajza krenare nga Hasi, që udhëheq transformimin e sigurisë kombëtare të mbrojtjes së Kosovës

Me prejardhje nga Kabashi i Hasit, nëpërmjet babait e gjyshit të saj, Besa Kabashi-Ramaj është një eksperte e arrirë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, menaxhimit strategjik dhe inteligjencës kulturore. Me mbi një dekadë përvojë, ajo ka mbajtur role të larta dhe ekzekutive në qeverinë e Republikës së Kosovës, organizatat ndërkombëtare e institucione private. […]

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totajt

Vetëvendosje në Prizren ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës, Shaqir Totajt, të cilin e fajëson për shpërthimin e mbrëmshëm të mjeteve piroteknike,  si pasojë e të cilit u lënduan dy persona dhe pati shumë dëme materiale. Në komunikatë , thuhet se Lëvizja Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit Shaqir Totaj, si dhe llogaridhënie […]

Fëmija i parë i vitit 2025 në Spitalin e Prizrenit, një vajzë  

Në Spitalin e Përgjithëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në orën 08:30, të datës 1 janar 2025, një nënë nga komuna e Suharekës solli në jetë fëmijën e saj të parë për këtë vit, njofton Spitali rajonal përmes një postimi në Facebook. “Foshnja është e gjinisë femër, me një peshë prej 4300 gramësh dhe […]

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren: Lokale e vetura të dëmtuara, xhama të thyer – PAMJE

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer nga ndezja e fishekzjarreve në një pikë shitjeje në trotuar në rrugën “Ahmet Prishtina”, mbrëmjen e 31 dhjetorit në Prizren. Një person është lënduar më rëndë ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta trupore, raporton GazetaSinjali. Personi që ka […]

Një i lënduar rëndë në Prizren nga mjetet piroteknike, dëme në objektet dhe automjete

Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën e Prizrenit se sot ( 31.12.2024 ), rreth ores 21:30 është raportuar se në rrugën “Ahmet Prishtina” në Bazhdarhane – Prizren, kishte ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pikë shitje e mjeteve piroteknike në trotuar dhe si pasoj është përhap zjarri edhe […]

Prizreni në atmosferën festive të Vitit të Ri 2025

Vetëm disa orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve. Prizreni tashmë duket në një atmosferë festive, shkruan Gazeta e Prizrenit. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, në qytet janë pakësuar lëvizjet, derisa një numër i qytetarëve shfrytëzuan kohën e mbetur për furnizime. Qyteti ka dekorin e zakonshëm të festës. Duket se natën e ndërrimit të […]

NJOFTIM: Në Prizren do të ketë ndërprerje të rrymës elektrike

Njoftim nga KEDS 📌 Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik Tr-3 110/10kV në NS Prizreni 1 110/35/10kV sot nga ora 20:00 deri në 22:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori në nënstacionin në fjalë, përcjell Gazeta e Prizrenit. Gjatë […]

Prizren: Digjet një diskotekë në “Transit”, dëmet e konsiderueshme

Digjet një diskotekë në “Transit”, dëmet e konsiderueshme. Sot, në mëngjes me datë 30.12.2024, në ora 05:00 është raportuar se në rrugën “Transiti i i” në Prizren e ka kapluar zjarri një diskotek, raporton Gazeta e Prizrenit. Nga informaciomnet zjarri shpërtheu në diskotekën ‘Zoom Club’.  Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën […]