10-11-2025

Prizren

Kandidatë të Vetëvendosjes qëndruan në Ramajë

Kandidatët për deputetë nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku,  kanë qëndruar në  fshatin Ramajë të Hasit. Gjatë takimit ata theksuan “Hasi në hap me fitoren për shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe për shtetin social”./GazetaePrizrenit.net

Rrëmbimi i shtetasve turq në Prizren, skenar i njërës viktimë (VIDEO)

Për gati 1 javë u konsideruan të rrëmbyer. Por njëri nga dy shtetasit turq që po mbaheshin diku në periferi të Prizrenit poashtu nga një shtetas turk me banim në Mamushë, po del që mund ta ketë inskenuar rrëmbimin e tij, shkak për të cilin u arrestua edhe vet, njofton Klan Kosova.

Mbyllet edicioni i sivjetmë i manifestimit “Java e Remzi Ademaj- Shtigjeve të lirisë”

Të hënën është përmbyllur edicioni i 18-të i manifestimit tradicional “ Java e Remzi Ademaj- Shtigjeve të Lirisë”. Me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për më të mirët në 9 disiplinat garuese në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha”, ka përfunduar edicioni i radhës së manifestimit tradicional “ Java e Remzi Ademaj- Shtigjeve të Lirisë”. […]

Limaj në Prizren premton mbështetje për qendrat e aftësimit dhe shkollat profesionale

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj dhe ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, kanë vizituar sot Qendrën e Aftësimit Profesional në Prizren, ku kanë premtuar mbështetje dhe investime më të madhe për këto Qendra që sipas tyre po aftësojnë të rinjtë e vendit për tregun e punës. Zëvendëskryeministri Limaj, i cili është […]

Thyhet restoranti i KFC-së në Prizren

Nga data 20 deri më 23 shtator, katër pika të restoranteve KFC, në komunat Gjakovë, Pejë, Prizren e Ferizaj, u bënë cak i hajnave që në orët e para të mëngjesit. Disa persona, ende të paidentifikuar pasi thyen dyert e lokaleve, vodhën mijëra euro nga arkat e restoranteve KFC në këto komuna. Rasti i parë […]

Prizren: Sërish hapet tenderi për shujtën për nxënësit e ciklit të ulët

Komuna e Prizrenit përsëri ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për ofrimin e shujtës për nxënësit e shkollave fillore. Njoftimi për kontratën me titull “Furnizim me ushqim e pije për nxënësit e shkollave fillore në Komunën e Prizrenit nga niveli 0 deri 5”, është publikuar në platformën elektronike të Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik me 16 […]

Totaj premton angazhim për përparimin e Hasit

Shaqir Totaj, kryetari i PDK-së në Prizren, njëherësh kandidat për deputet ka qëndruar në Gjonaj, fshatin e prejardhjes së familjes së tij, ndërsa ka shëtitur edhe buzë Drinit të Bardhë, në këtë pjesë të Hasit. Permës një postimi në “facbook” ai ndër të tjera ka theksuar se ishte shumë kënaqësi të bashkëbisedoje me banorë të […]

Shtatë kuvendarë prizrenas ia mësyjnë Parlamentit të Kosovës

Shkruan: Qazim Morina Në garën për deputetë nga Prizreni për zgjedhjet qendrore të 6 tetorit, nga subjektet politike shqiptare kandidojnë edhe shtatë anëtarë të organit më të lartë lokal, Kuvendit Komunal, ndërsa njëri prej tyre Xhavit Ukaj (LDK) pas kandidimit ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Pos tij, në këtë grup bëjnë pjesë edhe kuvendarët: […]

Çfarë pritet të ndodhë sot në rajonin e Prizrenit?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhje a e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës.(Ndërtesa e Komunës). Ora 14:00 Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të Prizrenit.(në “Shtëpinë e Bardhë”). /GazetaePrizrenit.net/

Në PDK-në e Prizrenit thonë se janë mobilizuar si asnjëherë tjetër

Në PDK-në e Prizrenit është mbajtur takim me nëndegët e partisë. Shtabi Zgjedhor i PDK-së në Prizren ka shqyrtuar mundësitë për një mobilizim sa më të mirë për këto zgjedhje. Në kumtesën e këtij subjekti, thuhet se strukturat e PDK-së në Prizren me të gjitha nëndegët e kësaj partie, në takimin e sotëm kanë dëshmuar […]