21-10-2025

Prizren

Prizren: Aktakuzë kundër tre personave për shitblerje të 12 kilogramëve narkotikë

  Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve N.I., E.M., dhe H.H., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga muaji Mars 2025, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave […]

Auditimi në Prizren gjen shkelje në menaxhimin e pronave dhe kontratave

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dërguar tek Prokurori i Shtetit gjithsej 69 çështje të evidentuara në 103 raporte të auditimit financiar dhe pajtueshmërisë për sezonin 2024/2025. Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se këto çështje lidhen kryesisht me dyshime për shkelje dhe parregullsi në prokurimin publik, subvencione dhe transfere, investime kapitale, si dhe […]

Prokuroria e Prizrenit ngriti aktakuza kundër tridhjetë 30 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 58 aktakuza kundër gjashtëdhjetë e tre (63) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përcjell Gazeta e Prizrenit. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale, si […]

Policia: Dyshohet se aksidenti fatal në Gjonaj të Hasit ku vdiq 38-vjeçarja ndodhi nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë

Policia njoftoi sot se aksidenti i djeshëm me fatalitet në fshatin Gjonaj të Prizrenit ndodhi nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, kur shoferi i një automjeti goditi për vdekje me veturë këmbësoren 38-vjeçare, Merita Cakaj – Hodaj nga Kabashi i Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar njoftimit, shoferi E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues […]

Ndryshohet orari i reduktimeve të furnizimit me ujë në disa lagje të Prizrenit

Për shkak të rënies së nivelit të burimeve ujore, dhe punimeve që janë duke u realizuar, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për ndryshim orari në lidhje me reduktimin e furnizimit me ujë në disa pjesë të qytetit, përcjell Gazeta e  Prizrenit. Orari i reduktimeve është si vijon: Lagja “Arbana”: 08:00 – 16:00 Lagja “Ortakoll”: 16:00 […]

Viti i ri shkollor nuk filloi në shkollën e mesme në Gjonaj të Hasit

Viti i ri shkollor nuk ka filluar ende në shkollën e mesme në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ndonëse jemi në ditën e dytë të planifikuar për mësim. Sipas burimeve të portalit Gazeta e Prizrenit, mësimi nuk është duke u mbajtur për shkak të mungesës së hapësirave të mjaftueshme për zhvillimin e orëve. Problemi ka lindur […]

Vdes një këmbësore në Has

Një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, raporton Gazeta e Prizrenit. Sot, me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një raport për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit. Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë […]

Prokuroria e Prizrenit urdhëron ndalimin e dy personave lëndim trupor dhe mashtrim

Prokurori i Shtetit, njofton se nga prokuroritë themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale, raporton Gazeta e Prizrenit. Prokuroria Themelore në Prizren: Ndalimet e personave me […]

Prizren: Vetaksident me tre të lënduar, shoferi me lëndime të rënda

Një vetaksident trafiku,  ndodhi, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën qendrore “Adem Jashari” në Prizren. Rastin për Gazeten e Prizrenit e konfirmoi Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i rajonal i Policisë, duke sqarurar se në aksident është përfshirë një veturë me tre persona brenda, ngasësi dhe dy pasagjerë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Ngasësi […]

Prizren: Plag*osja me armë e një personi, Policia jep detaje

Policia në Prizren konfirmoi plagosjen e një personi, që ndodhi pasdite, raporton Gazeta e Prizrenit. Sot, më datë 30.08.2025, rreth orës 18:00, Policia është njoftuar  për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ismet Jashari”. Rreth orës 18:12, nga Emergjenca e Spitalit është njoftuar se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e plagosjes […]