12-11-2025

Prizren

Kapen rreth 55 kilogramë lëndë narkotike në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Oficerët doganorë kanë arritur të identifikojnë dhe të kapin një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike e cila ishte duke tentuar të futet në Kosovë përmes pikëkalimit të Vërmicës. Policia e Kosovës, në bashkëveprim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të detyrave të rregullta në Pikat e Kalimit Kufitar (PKK), më 25.07.2019, në Vërmicë, e […]

Burdushi arrestohet sërish

Policia e Kosovës ka arrestuar sërish mjekun popullor Hysri Peqanin, i njohur në opinion si Burdushi. Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me prokurorinë, ku pjesëtarët e Policisë kanë arrestuar Peqanin në lokalin ku ai kryen veprimtarinë e tij. Lajmin për arrestimin e kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit, përkatësisht, Vesel Gashi, zëdhënës i […]

Sot nisin punimet në rrugën Zhur –Dragash-Brod

Sot mbahet ceremonia e fillimit të punimeve në rrugën Zhur – Dragash – Brod, transmeton  ‘Gazeta e Prizrenit’. Aty do të marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj. Ky projekt në dy pikat turistike, tek ajo e Bordit si dhe në anën tjetër në drejtim të fshatit Zaplluxhe vlerësohet se do të […]

Në Prizren nisin punimet për spitalin ditor

Në spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, sot është paraparë të fillojnë punimet në rregullimin e hapësirave për funksionalizimin e spitalit ditor. Njoftohet se ai do të jetë i pari i këtij lloji në Kosovë, dhe që do të mundësojë ofrimin dhe ngritjen e cilësisë të shërbimeve shëndetësore për pacientë. Investimet kapin […]

Komuna e Prizrenit zhvendos shërbimet  në katër lokacione

Komuna e Prizrenit ka njoftuar pwr zhvendosjen në katër lokacione të ndryshme të shërbimeve që aktualisht gjenden në katin e parë të objektit të administratës komunale, për shkak të fillimit të punimeve në kuadër të projektit “One Stop Shop” (Qendra me një ndalesë). Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, në një konferencë shtypi, ka […]

Shpallen përfituesit për ndërtimin e shtëpive nga Komuna e Prizrenit

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka shpallur listën përfundimtare të përfituesve nga projekti për meremetim të shtëpive, kulmeve dhe ndërtim të shtëpive, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’. Referuar njoftimit, kjo është bërë pas shqyrtimit të ankesave të aplikuesve të pakënaqur gjatë afatit përkatës dhe dorëzimit të dëshmive për poenat e fituara të përfituesve nga lista preliminare. Listat […]

Prizren: Prokuroria kërkon dënimin, ndërsa mbrojtja lirimin e ish-analistit të kredive

Ka përfunduar gjykimi ndaj ish-analistit të kredive në institucionin mikro-financiar “Qelim Kosovë”, Dritan Syla, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Syla akuzohet se ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që gjatë përgatitjes së dokumentacionit për marrje të kredisë prej 1500 euro për klientin Dan Sefa, e vendos në aplikacion të dëmtuarin […]

Prokuroria nis hetime ndaj zyrtarëve komunal, që morën pjesë në rrënimin e ‘Abi Çarshisë’

Departamenti për Krime të Rënda, në kuadër të Prokurorisë në Prizren ia ka përcjellë gjykatës aktvendimin për fillimin e hetimeve ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, përfshirë edhe Islam Thaqin, drejtor i drejtorisë së Inspektoratit për siç është thënë dyshimeve  se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, shkruan “GazetaePrizrenit.net Në një njoftim thuhet se për këtë Gjykata […]

Aktakuzë ndaj shoferëve të “Sharr travel” për vdekjen e dy të rinjve në autostradë

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet Sh.S., M.M. dhe B.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6-1 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së […]

Nuk rrënohet njëra pjesë e “Abi Çarshisë”

Nuk ka vazhduar rrënimi i një pjese të “Abi Çarshisë”. Gjykata ka vendosur masë të përkohshme që të mos rrënohet kjo pjesë e objektit, raporton KTV. Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaqi, të mërkurën ka bërë të ditur se ky organ që prej datës 21 korrik 2019 nuk ka pranuar përgjigje me […]