20-12-2025

Prizren

Baldedaj kritikon PDK-në për heshtjen ndaj pushtetit në Prizren

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, ka kritikuar edhe një pjesë të opozitës, përkatësisht PDK-në që përbën partinë më të madhe opozitare në këtë komune, duke vlerësuar se subjekti më i madh politik heshti gjatë gjithë vitit 2018 dhe, sipas tij kjo lejoi që ky vit të jetë i humbur […]

Këto janë akuzat e Prokurorisë Speciale ndaj Ramadan Mujës, që sot u dënua me 1 vit burgim me kusht

Gjykata e Gjilanit ka shpallur sot verdiktin ndaj ish-kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, dhe ish-zyrtarëve tjerë të kësaj komune të akuzuar bashkë me të për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar. Kështu Ramadan Muja për pikën 1 të akuzës lirohet dhe shpallet i pafajshëm. Për pikën 2 dhe 3 të akuzës Ramadan […]

Paraburgim kuksianit për lëndim trupor në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale J.L. nga fshati Bardhoc, Komuna e Kukësit të Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim […]

Ramadan Muja dënohet me 1 vjet burgim me kusht

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është dënuar me 1 vjet burgim unik me kusht, pasi është gjetur fajtor për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Muja është gjetur fajtor në dy pika të dispozitivit, e nga dy të tjera është liruar nga akuza, raporton KTV. Fajtor janë shpallur edhe të akuzuarit e tjerë, […]

Prizreni ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Kjo urdhëresë vlen deri më 15 janar 2019, (përveç datës 31 dhjetor 2018 nga ora 23:00 – 00.30 të datës 1.01.2019). Për ata të cilët veprojnë në kundërshtim me […]

Shahini: Për Serbinë më e rëndë është aplikimi i taksës nga Kosova se sa formimi i ushtrisë

“Për Serbinë më e rëndë është aplikimi i taksës nga Kosova se sa formimi i ushtrisë”, kështu ka deklaruar në Prizren, Agim Shahini, kryetari i Alenacës Kosovare të Biznesit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Gjatë një hulumtimi që AKB, ka bërë pas aplikimit të taksës 100 % ndaj Serbisë e Bosnjës, në periudhën 21 nëntor deri 5 dhjetor […]

Sot shpallja e vendimit për Ramadan Mujën

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit, sot pritet të shpallet verdikti ndaj ish-kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, dhe ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj Komune, të akuzuar bashkë me të për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar. Ramadan Muja dhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast në seancën e kaluar duke dhënë fjalën […]

Dhjetë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve dhjetë. 6 meshkuj 4  femra 2 lindje “cezariane”  (me operacion).GazetaePrizrenit.net/

Moti sot

Në Prizren e rrethinë sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit tonë parashihet të mbajë mot relativisht me ngrica, ndërsa nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin […]

Ambasadori Kosnett viziton Xhaminë e Madhe në Prizren

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar sot një vizitë në xhaminë Mehmet Pasha – Bajraklia, në Prizren. Ai, u mirëprit, nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mr. Besim ef. Berisha. Gjatë takimit në brendësinë e xhamisë, ambasadori Kosnett, e vlerësoi kontributin e Këshillit të BI-së Prizren, për shoqërinë, […]