24-11-2024

29-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke kërcyer nga Ura e Fshajt, shpëtohet mrekullisht nga një qytetar

Një rast i rëndë ka ndodhur, sot në fshatin Xërxë të Rahovecit, te Ura e Fshajtë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës duke kërcyer nga ura, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima, e moshës 29-vjeçare kishte dalë nga shtëpia me veturën  e familjes së burrit, pa dijenë e tyre dhe ishte nisur në drejtim të urës. Aty, veturën e kishtë lënë në parking dhe më pas ka kërcyer nga ura, por fatmirësisht qytetarët përreth kanë intervenuar, me ç’rast njëri prej tyre e ka shpëtuar mrekullisht.

Gruja posa është nxjerrë nga uji, u dërgua në Spitalin e Gjakovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.

Rasti është denoncuar në Polici fillimisht nga vjehrri i saj, i cili ka rrëfyer se si e morën vesh se nusja, e cila vuan nga depresioni qe një kohë ishte larguar nga shtëpia.

Posa Policia është njoftuar për rastin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është kuptuar se viktima ka qenë në gjendje të rënduar emocionale, si pasojë e depresionit.

Me t’u mbledhur informacionet e para, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.

Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.

Asnjë koment

Comments are closed.