Deputeti që do ta harxhojë rrogën për ta ndihmuar me ujë Suharekën pas vërshimeve
Labinot Tahiri është i njohur për një numër të madh të aksioneve humanitare anembanë trojeve shqiptare.
E këngëtari përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se do të ndajë rrogën e deputetit që e merr në Kuvendin e Kosovës që t’ua ndaj disa familjeve të Suharekës që e pësuan rëndë nga vërshimet në këtë zonë të Kosovës.
Por, nuk është ndalur me kaq, pasi që rrogën e muajit të ardhshëm e ka ndarë për bilbilin e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën.
“Të dashur qytetarë, sot dua të u’a uroj festen e Kurban Bajramit, dua dhe njëkohësisht, të ju njoftojë juve dhe banorët e qytetit të Suharekës, se për ngjarjen që ndodhi ditë me parë për shkak gjendjes se shiut, i cili tani ua ka bërë të pa mundur qytetarëve, ose banorëve të disa zonave që mos ta kenë mundësinë që ta përdorin ujin e Pijshëm! Unë po pres qê nesër të dërgoj si donacion dy kamionë me ujë të pijshëm afro 50 paleta të mëdha! Arsyeja është që të gjithë nga pak të solidarizohemi për njeri tjetrin. Kjo është dhuratë nga rroga ime e Deputetit! Pra këtë muaj, dua të ia kushtoj Suharekës? Rrogën tjetër dua që t’ia dhuroj Bilbilit dhe ikonës Shqiptare, Znj. ‘Nexhmie Pagarushes”, ka shkruar Labi në llogarinë personale në Instagram./express