24-11-2024

​Dy eurot false, brenda tre muajve mbi njëmijë euro të raportuara

Deri sot janë me mijëra raste të falsifikimit të parave të lajmëruara në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Drejtori i departamentit për traseologji në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Milazim Tahirukaj, tha për KosovaPress, se ditëve të fundit kanë pranuar raportime të shumta të parave të falsifikuara.

“Ditëve të fundit ka raportime që ka shumë kartëmonedha dhe monedha të falsifikuara. Por ne ju njoftojmë se në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ka prurje dhe ka rritje të numrit të rasteve dhe në përgjithësi, krahasuar me vitet paraprake, sa i përket kësaj periudhe”, theksoi Tahirukaj.

Ai ka thënë kartëmonedha më e falsifikuar, është ajo prej 100 euro, ndërsa prej monedhave është 2 euro.

“Në bazë të statistikave dhe krahasimeve mes kësaj periudhe dhe periudhës së vitit kaluar, e kemi edhe këtë vit sikur se vitin e kaluar, kartëmonedhën 100 euro, e cila është më e falsifikuar sa i përket kartëmonedhave, ndërsa sa i përket monedhave që janë me mijëra monedha të falsifikuara, e kemi monedhën 2 euro”, vijoi ai.

Ndërkaq shtoi se janë duke bërë përpjekje për një trajnim duke përfshirë të gjitha bankat komerciale.

Sipas tij, ka rritje të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara më shumë se në vitin 2021.

“Vitin e kaluar, kuptohet monedhën 2 euro e kemi pas përmbi 5000 mijë copë të falsifikuara, ndërsa këtë vit e kemi rreth 1000 mijë… Edhe te kartëmonedha…100 euro është sikur që ka qenë 2021, ashtu e kemi edhe 2022, por ka rritje të numrit të kartëmonedhave, më shumë se 2021. Te monedha është e kundërta për momentin”, tha ai

Asnjë koment

Comments are closed.