Kosnett: Ju sigurojë të gjithëve, Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip S. Kosnet, ka deklaruar edhe njëherë mbështetjen e madhe që ka shteti amerikan për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.
Kosnett sot mori pjesë në ditën e parë të konferencës Diaspora Flet 2020, ku pjesëmarrës ishin edhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Ndërkohë, ambasadorja Kim foli për situatën në Shqipëri dhe rolin e diasporës shqiptare, ku kjo e fundit tha se duhet një rol i rëndësishëm në zhvillimin e institucioneve demokratike, me theks ato të drejtësisë.
Ndërkaq, ish-presidentja Jahjaga kërkoi një angazhim dhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën si pasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporës dhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës.//gazetametro.net