24-11-2024

​Në “Ditën e Mjedisit” aksion pastrimi në liqenin e Vërmicës

Me rastin e shënimit të“Ditës Botërore të Mjedisit” rreth 150 aktivistë kanë organizuar një aksion pastrimi rreth brigjeve të liqenit të Vërmicës.

Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit dhe ajo e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe me Komunën e Prizrenit dhe organizatën për mbrojtjen e mjedisit” Let’s Do It Kosova”.

Besmir Kokollari nga ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit tha se kjo ministri mbetet e përkushtuar në ruajtjen e ambientit në Kosovë.

Sipas tij sot do realizohen aksione pastrimi në disa komuna të Kosovës.

“Ministria e Mjedisit është e përkushtuar që të zhvillojë aktivitetet në mënyrë që të kemi një mjedis sa më të pastër në Kosovë. Andaj, ne si ministri e Ambientit në bashkëpunimin më komunën e Prizrenit ku aktivitetet do ketë edhe bë komunat tjera si atë të Suharekës, Istogut Vitisë, Drenasit, dhe bashkëorganizim me Let’s Do it Kosova ta postojmë Kosovën ne do zhvillojmë disa aksione të pastrimit dhe mbjelljeve në disa komuna”, tha ai.

Kurse, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se me aksion po bëhet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve që ta mbrojnë natyrën.

Sipas tij problematik në aspektin e mbrojtjes së mjedisit po u paraqet edhe mungesa e inspektorëve të ambientit ku komuna e Prizrenit e ka vetëm një të tillë.

“Pika kyçe më problematike është se duhet të kemi më shumë inspektorë ambientalë dhe dënimet për ata të cilët i hedhin mbeturinat duhet të shqiptohen sa më shumë…. ne po bëjmë kampanja për vetëdijesim të qytetarëve por drejtën me e thënë ne vetëm javën e kaluar i kemi dërguar në një pikë të zezë 80 kamionë material inert problemi këtu po qëndron se nuk po kemi mekanizma kontrollues e gjendjes dhe të shkruajnë dënime për ata që bëjnë shkeljen e ligjit duke hedhur mbeturina”, tha ai.

Ndërsa, Luan Hasanaj nga Let’s Do it, tha se është e disa herë që vjen në liqenin e Vërmicës për të pastruar por që prapë ka numër të madh të mbeturinave në këtë pjesë.

Ai kërkoi nga institucionet e Kosovës përgjegjësi për ndotësit e mjedisit.

“Kërkojmë përgjegjësi nga institucionet që të jenë pak më aktive t’i parandalojnë ata të cilët po ndotin dhe parandalimi më i mirë ëahtë kur ata gjobiten sepse nuk po shihet formë tjetër parandalimi më i mirë do ishte sikur të kishte edukim mjedisor nëpër shkolla”, tha ai.

Në këtë aksion pastrimi përveç vullnetarëve morën pjesë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ai dhe anëtar të Federatës së Peshkatarëve

Aksion pastrimit u organizua edhe në Suharekë, Gjilan, Istog, Drenas dhe Viti.

Asnjë koment

Comments are closed.