Përfundon punimi i mbikalimt të rrugës së aeroportit të Kukësit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar punimet e përfunduara të mbikalimit të rrugës së aeroportit të Kukësit.
Shefi i ekzekutivit shqiptar u shpreh se rruga është gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara.
“Mirëmëngjes dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama.