26-11-2024

​Shoqata e Gastronomeve dhe Oda e Hotelerisë protestojnë më 15 dhjetor

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës (SHGK) dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), kanë vendosur që me 15 dhjetor të protestojnë për shkak të mos mbështetjes financiare, mohimit të të drejtës për të punuar dhe mosgatishmërisë për takime dhe gjetje të zgjidhjes nga Qeveria e Kosovë.

Përfaqësues të të dy shoqatave në një konferencë për media, thanë se protesta do të nis në orën 13:00 para Qeverisë, pasi ajo i ka burgos dhe nuk po u jap bukë.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica tha se pas shumë tentativave për t’i shfrytëzuar rrugët demokratike lidhur me kërkesat e tyre dhe mungesa e një strategjie të Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar gastronomisë.

“Mos pasja e një vizioni dhe një strategjie nga ana e Qeverisë së Kosovës në raport me gastronominë, neve na ka imponuar që t’i shfrytëzojmë rrugët demokratike, pra organizimin e protestës të cilën e kemi paralajmëruar me datë 15 dhjetor më pra 13:00 para qeverisë”, tha ai.

Vranica tha se Qeveria i ka burgos dhe nuk po u jap bukë.

Kryetari i Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sugujeva tha se po përgatitën për këtë protestë.

“Kjo protestë nuk është me dëshirën tonë por është imponuar për arsye se i kemi shterë të gjitha mundësitë që të vazhdojmë kontaktojmë dhe të vazhdojmë bisedimet me Qeverinë dhe ministritë përkatëse, por i kemi has në vesh të shurdhër dhe na u është imponuar kjo protestë, kështu që ftojë të gjithë bizneset që i përkasin fushës së hotelerisë dhe turizmit që të na bashkohen, estrada të na bashkohen, përfaqësues të sallave të dasmave , përfaqësues të këtij sektori”, ka thënë ai.

Sipas tij, këta sektorë kanë qenë më të atakuarit gjatë kohës së pandemisë

“Ne edhe ndihmat, do të thotë edhe ato që është dashur prej 420 milionë, as që ka filluar, prandaj nuk është çështja vetëm e zgjatjes së orarit, orës policore ose hapja e ahengjeve por edhe shumë faktor tjerë kanë ndikuar që të marrim këtë hap”, tha ai.

Në këtë konferencë u tha se ata nuk janë subvencionuar, iu është mohuar e drejta e punës dhe injorohen për takime.

Asnjë koment

Comments are closed.