𝐍ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚, 𝐦𝐛𝐢 𝟐𝟎𝟎 𝐬𝐡𝐭ë𝐩𝐢 𝐭ë 𝐫𝐞𝐣𝐚 𝐧ë 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐭 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐨𝐫𝐞
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjen me Halil Kastratin për ndërtimin e mbi 200 shtëpive të reja në veri.
Mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
“Me Halil Kastratin nënshkruajtëm marrëveshjen për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin-Potok dhe Zveçan.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke u dhënë të drejtë familjeve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre.
“Mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, si fillim për një jetë e re për këto familje”, thuhet në njoftimin e ministrit Krasniqi./Indeksonline/