18-03-2025

𝐓𝐡𝐚𝐡𝐞𝐭 đ„đąđȘ𝐞𝐧𝐱 𝐱 đ•Ă«đ«đŠđąđœĂ«đŹ, dalin nĂ« pah piramidat ndarĂ«se dhe pika e kufirit qĂ« ndau shqiptarĂ«t – VIDEO

Banorët e zonës kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë ndajnë rrëfime të këqija të kohës kur shqiptarët e ndarë në dy shtete, nuk guxonin të dinin për njëri-tjetrin, ndonëse kishin lidhje gjaku farefisnore. Këto kujtime ua bëjnë më të freskëta pika e vjetër kufitare dhe elemente të tjera që kanë dalë në sipërfaqe, pas tharjes së Liqenit të Vërmicës.

Mungesa e reshjeve gjatë këtij dimri ka bërë që edhe ujërat në Liqenin e Vërmicës të shterojnë.
Kjo ka bërë që pranë kufirit të sotëm Kosovë-Shqipëri, të dalin mbi sipërfaqen e tokës, doganat dhe rruga e kufirit të vjetër Vërmicë-Morinë, që ishte vendosur midis Shqipërisë dhe Kosovës ndër shekuj.

Këtë vit, pas tërheqjes së ujit, dallohen qartë bunkerët, piramida D/10 dhe pjesë betoni të gdhendura në vitin 1937. Dalja e këtyre pjesëve në sipërfaqe rikthen banorët e zonës në kujtime të hidhura të asaj kohe.

Ish-studenti i asaj kohe, Nexhat Hoxha nga Zhuri kujton:
“Ma mirĂ« Ă«shtĂ« mos me i pa ato gĂ«rmadha, sepse paraqet njĂ« tĂ« kaluar tĂ« popullit tonĂ« shumĂ« tĂ« idhĂ«t. NĂ«se edhe kĂ« kqyr pĂ«rpara nga kufiri, tĂ« kanĂ« dĂ«nuar policia, nĂ«se ke ba me gisht anej Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria, tĂ« kanĂ« marrĂ« menjiherĂ«.”

“VeçanĂ«risht familjet qĂ« nuk kanĂ« pranuar tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me ta kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rndjekura, tĂ« ekspozuara pranĂ« terrorit, e nĂ« raste tĂ« ndryshme, kanĂ« ardhur nĂ« shtĂ«pi, i kanĂ« marrĂ«, i kanĂ« çuar te kufiri, i kanĂ« ekzekutuar, ia kanĂ« lĂ«nĂ« njĂ« armĂ« pranĂ«, gjoja se ka dashur tĂ« dalĂ« nĂ« ShqipĂ«ri”, tha Bujar Pulaj, banor i VĂ«rmicĂ«s.

Deri në vitet e 80-ta, kur zona u mbulua me ujë nga Diga e Foerzës në Shqipëri, banorët e Vërmicës dhe të fshatrave të tjera kufitare, i mbillnin tokat e tyre, por për të punuar duhej leje e veçantë.

“Kjo zonĂ« kĂ«tu, afĂ«r kufirit, nĂ« atĂ« kohĂ« nuk ka mundur tĂ« afrohet kush pa njĂ« leje tĂ« posaçme, qoftĂ« pĂ«r bagĂ«ti, qoftĂ« pĂ«r punĂ«t e fushĂ«s, sepse kjo pjesĂ« kĂ«tu Ă«shtĂ« mbjellĂ«, ka qenĂ« tokĂ« pjellore. NĂ«se ka pasur dikush mysafir, Ă«shtĂ« dashur t’i lajmĂ«rojnĂ«, tek kryetari, apo pĂ«rfaqĂ«suesi i fshatit, ta lerĂ« letĂ«r njoftimin aty e tĂ« tregonte se kemi mysafir filan fistekun”, shtoi Bujar Pulaj.

“Ka pasur problem, ndonjĂ« dalje prej ShqipĂ«risĂ« apo tonĂ«t tutje, ne i kemi pasur problemet mĂ« tĂ« mĂ«dha, vijshin, pse nuk keni treguar se ka ardhur dikush, me treguar, pse keni treguar”, theksoi Afrim Koqinaj, banor i VĂ«rmicĂ«s.

E pikërisht pas këtyre problemeve të vazhdueshme me ushtarët kufitarë dhe pasi toka e bukës u mbulua nga uji i liqenit, nisi shpërngulja e banorëve në masë të madhe, që në fillimet e vitit 1980.
Kjo pikë kufitare shërbeu si vijë ndarëse midis dy ish shteteve socialiste deri në vitin 1948, kohë kur edhe u prishën marrëdhëniet midis dy vendeve.

GjatĂ« luftĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« vitin 1999, edhe nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« pati bartje tĂ« armatimit pĂ«r tĂ« furnizuar me armĂ« e municion luftĂ«tarĂ«t e UÇK-sĂ«.

Por më shumë e njohur ndërkombëtarisht, kjo pikë kufitare u bë në mars të vitit 1999, përmes flukseve të depërtimit të banorëve nga trojet e veta nga e gjithë Kosova.

1999, përmes flukseve të depërtimit të banorëve nga trojet e veta nga e gjithë Kosova.

 

Asnjë koment

Comments are closed.