1.400 metra dru dedikuar familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve skamnore të Prizrenit
Një sasi prej 1.400 metra kub dru për ngrohje, ka filluar të shpërndahet këtë javë për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, familjet skamnore shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Po ashtu, referuar burimeve nga komuna e Prizrenit, nga kjo sasi do të përfitojnë edhe tri institucione që merren me shërbime dhe përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuar,
Procesin e shpërndarjes së tyre, nga afër sot e kanë përcjellë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, dhe bashkëpunëtorët e tij. Projekti është i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale.
“Me nga tri metra dru, përfitues janë 211 familje dëshmorësh, 150 familje të invalidëve të luftës si dhe 100 familje të tjera skamnore, ndërsa shoqatat “Handikos”, “Hadër” dhe Strehimorja e Grave dhe Fëmijëve të Braktisur, kanë përfituar nga 15, 18, gjegjësisht 17 metra kub dru”, thuhet një njoftimin e Komunës së Prizrenit.