25-02-2026

1 milion eurot e sekuestruara në Merdar dërgohen për verifikim, nëse janë origjinale apo false!

Tre persona janë ndaluar dje në pikëkalimin kufitar në Merdar, pasi gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia dhe Dogana të Kosovës, në një automjet që drejtohej nga njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash.

Shuma e sekuestruar kap vlerën rreth 1 million euro.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se në këto momente shuma e madhe e parave është dërguar për verifikim për të qartësuar nëse janë false apo origjinale.

Të dyshuarit A.L.,A.K., dhe E.A janë ndaluar për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.