23-11-2024

10-vjeçari kërkon korridoreve të spitalit motrën që ia rrëmbeu tërmeti, apel për psikologët

Vogëlushi Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar të ikë nga spitali Sindrit Caca, vëllai i Manjola Cakonit, e cila ka humbur bashkëshortin, Kastriotin dhe vajzën e saj, Drita Cakonin, 15 vjeçe, nga tërmeti në Thumanë, ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç, raporton tch.

Po ashtu, Manjola momentalisht gjendet e shtruar në Spitalin e Trumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10-vjeçarin.

Nga ana tjetër, vogëlushi Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.

Ndërkohë kujtojmë se kreu i familjes Cakoni, Kastrioti, bashkë me të bijën Drita Cakoni, 15 vjeçe, humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, bashkë me Albert Carën, i cili ishte bashkëshorti i motrës së tij, përcjell albinfo.ch.

Asnjë koment

Comments are closed.