100 mijë qytetarë më pak të regjistruar në Trust këtë vit
Rreth 100 mijë qytetarë më pak janë evidentuar në regjistrat e Trustit këtë vit krahasuar me një vit më parë.
Sipas Trustores për 3 mujorin e parë të këtij viti, llogari aktive në Trust janë 331,226 krahas 428,891 sa kanë qenë në tre mujorin e fundit të vitit 2022. Pra, rreth 100 mijë llogari aktive më pak për 3 muaj.