Katër persona arrestohen lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku tre persona janë lënduar si pasojë një sulmi me thikë, nga një grup personash, raporton Gazeta e Prizrenit.
Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën e Prizrenit se lidhur me rastin, 4 të dyshuar janë identifikuar dhe janë arrestuar.
“Për momentin janë stacion në pritije të avokatëve, të njëjtit do të intervistohen si të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tenattivë” dhe prokurori i rastit do të vendos për pecedurat e mëtejme”, konfirmoi ai.
Ndërkaq, Gazeta Sinjali njoftoi identitetin e viktimave të këtij sulmi, ku bëhej fjalë për A. Elshani dhe M. Elshani – (djem të axhës, mërgimtarë.)
Ata kanë pësuar lëndime të rënda dhe se po trajtohen në spital, e bashkë me ta është lënduar edhe një person tjetër familjar i tyre.
Sinjali mësoi se viktimat janë sulmuar nga një grup i të rinjve, ku dy djemtë kanë pësuar lëndime të rënda dhe se po trajtohen në spital, e bashkë me ta është lënduar edhe një person tjetër familjar i tyre.
Përveç sulmit me thikë ndaj tyre, të dyshuarit ia shpërthyen edhe gomat e veturës së viktimave, duke ia pamundësuar atyre lëvizjen.
Nga informacionet e portalit nga Policia duket se shkak i konfliktit ka qenë një fjalosje e rastit pak përpara incisentit, tek hyrja e një qendre tregtare. / Gazeta e Prizrenit