04-02-2025

Qytetarët ndihen të rrezikuar nga një shtëpi e pabanuar në Prizren (Foto)

Qytetarët e rrugës “Afrim Zhitia” në Prizren po ndihen të rrezikuar nga një shtëpi e pabanuar.

Një banor i kësaj lagje ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në redaksinë e Klankosova.tv

Ai thotë se e kanë paraqitur rastin edhe në komunë, por deri më tani nuk ka marrë asnjë masë.

“Asnjë masë nuk e kanë ndërmarrë. Vetëm shiritat kanë ardhur dhe i kanë vendos”, tha ai.

“I kam kërkuar edhe vet leje për ta prishur shtëpinë. Kjo shtëpi është e pabanuar”, theksoi ai.

I njëjti njoftoi se ka raste kur në këtë shtëpi hyjnë edhe fëmijët për të luajtur.

Derisa të shtunën në mbrëmje, në Jabllanicë të Gjakovës vdiqën tre fëmijë.

Ata u zunë nga pllaka e një objekti të pabanuar.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.