11-02-2025

Prizren: Ngritet aktakuzë kundër një personi

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Q.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, percjell Gazeta e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, me datë 10.12.2024, në ora 22:25 min,  në fshatin Vërmicë – Komuna e Prizrenit – saktësisht në daljen nga autostrada ‘’Ibrahim Rugova’’ për në fshatin Vërmicë, merret me kontrabandim të migrantëve, në atë mënyrë që, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, ndalohet nga ana e Policisë Kufitare, i cili kishte qenë duke i bartur katër (4) emigrantë (shtetas të Bangladeshit), për të cilët ishte pajtuar që për një shumë parash në vlerë prej 150 € (njëqind e pesëdhjetë euro) t’i dërgojë deri në Gjilan, edhe pse kishte qenë fare mirë në dijeni se të njëjtit ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./ Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Vetëvendosje e “tundi” në votime Hasin e kryetarit Totaj, duke e mundur edhe në fshatin e tij

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.