23-02-2025

Videoja virale: Pengu izraelit i puth në ballë dy anëtarë të Hamasit

Hisham al-Sayed, Tal Shoham, Avera Mengistu, Eliya Cohen, Omer Shem Tov dhe Omer Wenkert janë tashmë të lirë.

Gjatë një shkëmbimi pengjesh, në një moment dramatik, ish-pengu izraelit Omer Shem Tov u pa duke puthur në ballë dy anëtarë të Hamasit ndërsa përshëndeste në skenë.

Shkëmbimi ndodhi në qytetin Nuseirat, ku Hamasi dorëzoi tre pengje izraelitë.

Pengjet u paraqitën para një turme, duke mbajtur në dorë certifikatat e lirimit por kjo video me gjestin e papritur u bë virale, duke tërhequr vëmendje të madhe dhe duke nxitur diskutime.

VIDEO

Asnjë koment

Comments are closed.