03-03-2025

Prizrenasi rren publikisht se është punësuar në Polici, publikon foto me uniformë: Përhajr na koftë…

Një rast i shfaqjes në rrjete sociale me uniformë të Policisë së Kosovës, duke deklaruar rrejshëm se është bërë pjesë e këtij institucioni ka ndodhur së fundmi në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Një person me emrin Ajrim Muja, i cili sipas llogarisë së tij në Facebook është nga Zhuri, por jeton në Budapest, ka publikuar dy fotografi ku shihet me një xhaketë të Policisë, brenda një lokali.

Në mbishkrimin e këtij postimi, ai ka shkruar “Perhajr na koft puna re.! Vetem perpara.”, ku ka marrë shumë urime gjoja për këtë ‘arritje’ të tij për ‘punësim’ në nënstacionin policor të Zhurit.

Mes shumë komenteve, bie në sy edhe reagimi i ish komandantit të stacionit policor në Prizren, Qamil Kroni.

Komandanti i nënstacionit policor në Zhur, Ziber Susuri, ka konfirmuar për Sinjalin se nuk ka zyrtar policor në nënstacion me këtë emër.

Asnjë koment

Comments are closed.