16-03-2025

Ky është punëtori i sigurimit që u gjet i vdekur në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ku një punonjës sigurimi është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, ndërsa akoma nuk dihet shkaku i vdekjes së viktimës.

Me të marrë informacionin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.

Gazeta Sinjali mëson se viktima e këtij rasti është Durmish Murati.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”.

Lexo edhe;

“Fenomeni” Vetëvendosje në rajonin e Shaqir Totajt dhe komunën e udhëhequr prej tij

Asnjë koment

Comments are closed.