Albulena s’e ka fatin e Papës, dështon të zgjidhet kryetare
Për të 14-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit.
Vetëvendosje insiston që katër seanca me radhë të ketë një votim të fshehtë për Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Megjithatë, Haxhiu duket se nuk e ka fatin e Papës të fitojë votat shumice, transmeton IndeksOnline.
Partitë tjera politike nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi sic thonë ata, kjo është shkelje e rregullores së Kuvendit – ndryshimi i mënyrës së votimit, pas atij të hapur.
Në votim të hapur, VV me Haxhiun ka dështuar rreth 10 herë që t’i ketë numrat. Por, vazhdojnë të insistojnë që të njëjtën ta propozojnë për këtë pozitë.