12-05-2025

Prizren: Ky është djaloshi që dyshohet se qëlloi veten me armë derisa e provonte

Gazeta e Prizrenit pak më parë raportoi për një vrasje që ndodhi sot në rrethinën e Prizrenit.

Rastin për Gazeta e Prizrenit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se dy persona të moshës 23 dhe 24 vjeç janë paraqitur në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe kanë raportuar se ishin takuar me viktimën A.T., 24 vjeç, të cilit i kishin dhënë një armë për qëllim shitjeje.

Sipas burimeve të portalit Gazeta e Prizrenit viktima është identifikuar si Anton Tunaj.

Bytyqi bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së armës, viktima ka shkrepur me të në drejtim të vetes, duke pësuar lëndime fatale.

“Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kanë raportuar se derisa janë takuar me një person të tretë-  viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistoletë, për të ia shitur, viktima porsa e ka marrë armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij.

Referuar njoftimit, është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pajetë dërgohet për ekzaminim në IML”, ka thënë Bytyqi./ Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.