Nisin procedurat për ta regjistruar flinë si trashëgimi kulinare
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se fli-ja është regjistruar si STG – Specialitet Tradicional i Garantuar, një status që synon të mbrojë recetën autentike të këtij gatimi tradicional shqiptar.
“Regjistrimi i FLI-së si produkt STG shënon hapin e parë drejt mbrojtjes dhe promovimit të saj si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare”, ka shkruar Rama.
Me këtë hap, Shqipëria synon të ruajë identitetin e flisë si një prej pasurive më të veçanta të gastronomisë vendase.