Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, zhvilluan një vizitë disa ditë më parë në qytetin bregdetar të Vlorës, duke shijuar natyrën dhe kulturën e pasur të Shqipërisë.
Në një postim të saj të fundit në Instagram, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, ka shpërndarë një koleksion prej 20 fotografish duke i thënë “mirupafshim” muajit qershor.
Mes shumë imazheve të bukura që pasqyrojnë udhëtimet e saj, dy fotografi kanë tërhequr veçanërisht vëmendje, pasi janë shkrepur në Vlorë, një destinacion i njohur turistik shqiptar.
Fotografia numër 10 tregon një pamje mahnitëse të PortoNovës në Zvërnec, ndërsa fotografia numër 11 ka Ivankën me djalin e saj, duke shijuar momentet e bukura të udhëtimit.