19-03-2025

11 mijë zyrtarë duhet ta deklarojnë pasurinë deri në fund të muajit, sa e deklaruan deri më tani?

31 marsi është afati i fundit kur zyrtarët publikë duhet ta deklarojnë pasurinë.

E kur shënon data 18 mars deri më tani pasurinë e kanë deklaruar vetëm 22 mijë e 557 zyrtarë.

     

“Numri i zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë deri më tani, 18 mars 2025, është 2257 ndërsa 1432 janë në proces të deklarimit. Numri i tërësishëm i zyrtarëve publik që duhet të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars është rreth 11,000 zyrtarë” ka thënë Buleshkaj për Indeksonline.

Por çka ndodh nëse një zyrtar nuk deklaron pasurinë deri me 31 mars?


Sipas Buleshkajt, mos deklarimi i pasurisë në kohë deri në 15 ditë, ka si pasojë shqiptimin e gjobës mandatore prej 30% të pagës mujore të zyrtarit.

“Korniza ligjore që rregullon procesin e deklarimit të pasurisë dhe punën e APK-së nuk parasheh ndonjë afat shtesë për deklarimin e pasurisë pas datës 31 mars, pa pasoja juridike” ka shtuar më tuje ai.

Në fund, Buleshkaj për Indeksonline ka thënë së Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ju bën thirrje zyrtarëve publikë që janë të obliguar të bëjnë deklarimin e pasurisë që të respektojnë afatet ligjore dhe të jenë të saktë në afat për të shmangur sanksionet e parashikuara me ligj.

Asnjë koment

Comments are closed.