19-07-2025

Ky është 40-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit në Opojë

Një rast tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në Bresanë të Dragashit.  Një person ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta, teksa po punonte me traktor në bjeshkë.

Policia në Prizren njoftoi sot, rreth orës 09:50, nga QMF-ja në Bresanë është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, pasi Durrsim Ademi, rreth 40-vjeçar, ishte sjellë në këtë qendër në gjendje të rëndë shëndetësore nga vëllai i tij, D.A.

Referuar njoftimit pasi i është dhënë ndihma e parë, viktima është dërguar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por nga atje është konfirmuar se nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas informacioneve, viktima është Dursim Ademi.

Bexhet Xheladini, Kryetar i Komunës së Dragashit i ka shprehur ngushëllime familjes, derisa

Sipas deklaratës së vëllait, viktima kishte qenë duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit dhe ai nuk ka dijeni se si ka ndodhur ngjarja, pasi i ndjeri ishte vetëm në momentin kritik.

 

Mund të jetë një imazh i 1 person

 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë për të siguruar terrenin dhe për të nisur hetimet, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.