Ambasadori Rohde viziton trupat gjermane në KFOR, “teston” pajisjet që përdoren në patrullat kufitare Kosovë-Serbi
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde bashkë me zëvendësin e tij, Christian Böttcher kanë vizituar trupat gjermane të KFOR-it në Kampin Bondsteel, ku morën një informim të detajuar mbi misionet aktuale, aftësitë operacionale dhe pajisjet teknike që përdoren gjatë patrullimeve dhe vëzhgimeve të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“U ndjeva pak si të isha kthyer në shtëpi,” tha Ambasadori Rohde, duke kujtuar kohën e tij në Strandmeisterkompanie të Gjermanisë në vitet 1980.

“Një vizitë e mbushur me kujtime dhe përshtypje të thella: Së bashku me zëvendësin tim, eksploruam pajisjet teknike dhe fuqinë operacionale të trupave tona të KFOR-it në Kampin Bondsteel.