07-08-2025

Ky është i dyshuari që u arrestua në flagrancë për fajde në Prizren

Një operacion i koduar i Policisë dhe Prokurorisë në Prizren ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për ushtrim të veprimtarisë së fajdesë, një praktikë e paligjshme që po dëmton rëndë qytetarët me probleme ÿĥ5.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më datë 06 gusht 2025, pas një hetimi të gjatë dhe të koordinuar, Sektori Rajonal i Hetimeve në DRP – Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar arrestimin e të dyshuarit Almir Berisha, 31-vjeçar në momentin kur ai po pranonte mjete financiare në emër të kamatës së fajdesë.

Sipas hetimeve, Berisha dyshohet se ka dhënë borxhe me kushte të jashtëligjshme dhe ka kontraktuar shuma joproporcionale, duke përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, e duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.L. (1986).

I dyshuari ka ushtruar presion të vazhdueshëm psikologjik dhe financiar, duke e detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij, me qëllim të nxjerrjes së interesave të paligjshme. Si pasojë e këtyre veprimeve, viktima ka pësuar dëme materiale serioze.


 

Me urdhër të prokurorit, është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit në fshatin Retijë, Komuna e Rahovecit.

 

Pas arrestimit, Berisha është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet si vjetër penale “Fajdeja”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Asnjë koment

Comments are closed.