29-09-2025

Arrestohet 22-vjeçari në Morinë, dyshohet për trafikim të një të mi*ture drejt Kosovës

Një 22-vjeçar është ndaluar nga Policia e Shtetit në pikën kufitare të Morinës në Kukës, nën dyshimet për tentativë trafikimi të një 14-vjeçareje drejt Kosovës.

Sipas autoriteteve, i riu me inicialet E.G. dyshohet se po e kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme së bashku me të miturën, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët.

Përveç tij, është arrestuar edhe një 18-vjeçar me inicialet A.K., i dyshuar për moskallëzim të krimit.

“Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndaj të dyshuarve janë nisur hetimet dhe rasti po trajtohet si pjesë e veprave penale që lidhen me trafikimin e të miturve dhe moskallëzim krimi.

Spotet zgjedhore:

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.