LDK në Prizren reagon ndaj Komunës për hapje të konkursit në fushatë zgjedhore
LDK – Dega në Prizren ka reaguar fuqishëm ndaj hapjes së konkursit publik gjatë fushatës zgjedhore.
Komunikata:
Përmes kësaj sjellje abuzive, tentohet të blehet vullneti qytetarëve për një vend pune.
Ne besojm që punësimi në sektorin publik duhet të jetë jashtë fushatave elektorale, dhe duhet të bazohet në meritokraci dhe pa ndikime politike.
Qytetarët meritojnë institucione që u shërbejnë atyre, jo partive.