Gjest human, dy qytetarë gjejnë e dorëzojnë në Polici 1.950 euro
Dy qytetarë nga Rahoveci kanë bërë gjatë ditës së sotme një gjest human. Ata pasi kanë gjetur shumën prej 1950 të njejtat i kanë dorëzuar në Polici.
Të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre.
Postimi i plotë:
Dy qytetarë dorëzojnë 1950 euro në Stacionin Policor në Rahovec

Më datë 1 tetor 2025, rreth orës 13:30, në Stacionin Policor në Rahovec janë paraqitur dy qytetarë, të cilët kishin gjetur një shumë të hollash në rrugën “Sheh Mihedini” – Rahovec.
Personi I.Sharku ka dorëzuar shumën prej 1000 euro,ndërsa personi H.Haxhimustafa ka dorëzuar shumën prej 950 euro ,në total nga të dy qytetarët gjithsej janë dorëzuar 1950 euro.
Të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe e vlerëson lartë gjestin e tyre human./IO