02-10-2025

Faj*det: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se shkaktuan dëm 6.3 milionë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, me inicialet B.M dhe Q.M, për fajde, shpërlarje të parave, falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe kanosje. 

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.M dhe Q.M, gjatë vitit 2020 në kundërshtim me ligjin, kanë kontraktuar një shumë të konsiderueshme dhe joproporcionale të pasurisë në këmbim të një shërbimi ndaj të dëmtuarit, duke i dhënë atij para me fajde disa herë dhe se i kanë shkaktuar dëm në vlerë 6 milionë e 300 mijë euro.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit ia kanë tjetërsuar të dëmtuarit pronën në Prishtinë, pasi nuk ka qenë në gjendje t’i kthejë mjetet financiare. Gjithashtu, B.M dhe Q.M, akuzohen se në bashkëkryerje, duke e ditur se pasuria rrjedh nga aktiviteti kriminal, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe të fshehjes së vlerës reale, në mënyrë të kundërligjshme e konvertojnë, duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve në vlerë prej 6,300,000.00 € (gjashtë milionë e treqind mijë euro). Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të anulojë në tërësi të gjitha veprimet juridike të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

/////

Spotet zgjedhore:

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "144 E Prizren Hel'rizren #en Prizren #uePrizren Dallimi yne nga të tjerët është i qartë; NE për Prizrenin, vendosim në Prizren!"

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.