I dehur në timon, 28 vjeçari sul:mon policët pas ndalimit në Prizren, përfundon në pranga
Ngjarja ndodhi më 03 tetor 2025, rreth orës 00:50, në rrugën “Rruste Kabash”. Njësia policore e trafikut ndaloi një automjet që po qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilin e drejtonte A. Sabani rreth 28-vjeçar.
Gjatë komunikimit me të dyshuarin, policët konstatuan se ai ishte nën ndikim të alkoolit dhe tentuan ta testojnë me alkooltest. Në atë moment, i dyshuari filloi të kanoste zyrtarët dhe më pas kaloi në sulm fizik ndaj tyre.
Nga veprimet e tij, njëri prej policëve pësoi lëndime trupore dhe mori trajtim mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari u ndalua për 48 orë. Hetuesit rajonalë janë duke u marrë me rastin.