Përfundon takimi në Itali, ja rezultati Bashkimi i Prizrenit – Pallacanestro Reggiana
Pallacanestro Reggiana, e fortë për Bashkimin e Prizrenit.
Bashkimi është mundur në ndeshjen e dytë në grupet e FIBA Europe Cup nga Pallacanestro Reggiana në Itali me rezultat 100:65 (31:17, 21:21, 29:13, 19:14).

Te Portokallezonjtë, Isaiah Cousins kishte 19 pikë, Lejson Zeqiri 14 dhe De’Quon Lake 13, njofton FBK përcjell Gazeta e Prizrenit.

Bashkimi pësoi humbjen e dytë, ndërsa Pallacanestro Reggiana regjistroi fitoren e dytë.

Nënkampioni i Kosovës ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Dijon-it në shtëpi më 29 nëntor./ Gazeta e Prizrenit /
