06-11-2025

Në Prizren do të vendoset shtatorja e komandantit Tahir Sinani

Në Ditën e Flamurit, me 28 Nëntor, në Parkun e Qytetit në Prizren do të përurohet shtatorja kushtuar ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Pashtrikut, Tahir Sinani.

Shoqata “Zona e Pashtrikut” ka filluar realizimin e punimeve për shtatoren e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Pashtrikut, Tahir Sinani. Selim Krasniqi nga kryesia e kësaj shoqate, ka thënë se qëllimi i ndërtimit të kësaj shtatore në Park, është të nderojnë një ndër figurat e njohura të luftës në Kosovë.

Shtatorja e Tahir Sinanit, pritet të përurohet më 28 nëntor të këtij viti. Ndryshe, Tahir Sinani humbi jetën më 29 korrik 2001 gjatë luftimeve në Maqedoni, në zonën e Tetovës, raporton Tv Prizreni.

Ai njihet si një prej figurave të përkushtuara ndaj çështjes kombëtare shqiptare dhe është përmendur shpesh si simbol i bashkimit të luftëtarëve shqiptarë në rajon. / Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.