Konfiskohen 120 telefona, ora e kufje në vlerë rreth 60 mijë euro
Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një kontroll në një subjekt që merret me shitjen e pajisjeve telefonike ku janë gjetur e konfiskuar pajisje të kontrabanduara vlera e të cilave shkon në rreth 60 mijë euro.
“Gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple si dhe disa kufje origjinale Apple. Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 60,000 euro”, njofton dogana, që thotë se aksionet e tilla zhvillohen me qëllim të mbrojtjes së tregut, interesit fiskal të shtetit e konkurrencës së ndershme.
