Sërish nuk dështoi për të gjithë vëmendjen – Trump bën bujë me vallëzimin në shortin e Kupës së Botës 26’
Lideri amerikan, Donald Trump, mori pjesë sot në shortin e grupeve për Kupën e Botës 2026, ku u nderua gjithashtu me Çmimin e Paqes të FIFA-s.
Por, si shpeshherë, Trump nuk dështoi të tërheqë vëmendjen edhe për diçka tjetër, krejt larg politikës. Plot energji dhe humor, ai vendosi të krijojë një “spektakël” me vallëzimin e tij gjatë një pauze muzikore.

Ky moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë, si dhe të kameramanëve, duke shkaktuar një bujë të madhe në rrjetet sociale.
