10-12-2025

Betohet Shaqir Totaj dhe kuvendarët e Prizrenit

Shaqir Totaj është betuar për mandatin e dytë të tij si kryetar i Komunës së Prizrenit.

Betimin, ai e bëri në mbledhjen e sotme konstituive të Kuvendit komunal të Prizrenit  ku u zotua se do t’i përmbushë detyrat për një jetë më cilësore për prizrenasit.

Gjatë kësaj mbledhjeje  u betuan edhe asambleistët e rinj.

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka 41 anëtarë nga disa subjekte politike, kryesuar nga PDK, VV dhe LDK./ Gazeta e Prizrenit 

Asnjë koment

Comments are closed.