Parashikimi i motit për të dielën ( 04. 01. )
Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku herë pas here priten reshje lokale shiu. Reshjet më të intensifikuara pritet të jenë në perëndim të vendit, ku ka mundësi edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Në mbrëmje masat e ftohta pritet të afrohen deri në kufirin e Kosovës, veçanërisht në verilindje të vendit, me ç’rast pritet të ketë shi të ngrirë* ose edhe shqotë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-62 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 15°C. Në mbrëmje, drejt veriut, respektivisht në zonën verilindore, pritet ulje e shpejtë e temperaturave, të cilat mund të kalojnë edhe në vlera negative.

*Shiu i ngrirë është një formë reshjeje ku pika të shiut bien në tokë përderisa janë ende në formë të lëngshme, por ngrijnë menjëherë sapo prekin një sipërfaqe që është nën 0°C. Ky fenomen krijon një shtresë të rrezikshme akulli mbi rrugë, pemë, kabllo dhe objekte të tjera, duke shkaktuar shpesh dëme dhe rreziqe për ecjen apo qarkullimin./MK


